
VLERAT TONA
• Etika dhe integriteti
Ne nuk bëjmë kompromise me ndershmërinë, korrektësinë dhe cilësinë e produktit që ndërtojmë.
• Profesionalizmi
Ne jemi profesionistë dhe kjo na bën krenar si individë por edhe si përfaqësues të kompanisë, komunitetit ku jetojmë dhe industrisë në të cilën bëjmë pjesë.
• Inovacioni
Çdo ditë përpiqemi të përmirësohemi. Ne degjojmë, mësojmë dhe jemi në kerkim të ideve më inovative dhe përqafimit të teknologjisë më të përparuara.
• Siguria në punë
Sigurinë në punë e konsiderojmë detyrim moral dhe si i tille ka vëmendjen dhe përkushtimin tonë maksimal.
• Njerëzit tanë
Në Eurocol punonjësit janë partnerët kyç për të çuar përpara suksesin e kompanisë. Së bashku ne aspirojmë të rritemi më tej dhe të krijojmë mundësi të reja, në një mjedis pune ku dominon respekti dhe vlerësimi.