top of page

SHITJE

Marketimi i fokusuar tek shitjet për realizimin e ciklit të mbyllur projektim-ndërtim-shitje, është në qëndër të vëmendjes së Eurocol shpk, që në momentin e përzgjedhjes së truallit dhe projektit për të ndërtuar.

 

Vendndodhja e projektit është një element kyç për të siguruar interesin e klienteve potencialë. Me pas, gama e gjerë e ofertave në ndërtimet që projektojmë e realizojmë dhe mbi te gjitha cilësia e tyre si për zgjidhjen planimetrike dhe nivelin e punimeve, bëjnë që produktet tona të jenë gjithnjë konkuruese në treg e joshëse për klientët.

 

Jetësimi i këtyre cilësive tek ndërtimet tona, është shndërruar në traditë, duke fituar reputacionin që rrallë mund ta gezojë një shoqëri tjetër ndërtuese në vendin tonë.

 

Etika profesionale, fleksibiliteti në marrëdhëniet me klientët dhe kërkesat e tyre, kanë bërë që klientët tanë të na ndjekin me interes në çdo vepër që ne nisim.

bottom of page