Rr. “Murat Toptani”, Qëndra Biznesit Eurocol, Tiranë, Albania 

Mobile: + 355 69 2054607, +355 68 2074195, Tel. +355 42 255199  Fax: +355 42 255216

 E-mail: eurocol@eurocol.com.al

MANAXHIM

 Manaxhimi i aktivitetit të shoqerisë drejtohet nga Administratori, i cili ne bashkëpunim me ekipin drejtues, kryen planifikimin dhe koordinimin e gjithë etapave të punës duke nisur nga:

  • përzgjedhja e ekipeve projektuese dhe e projektit fitues

  • parashikimin dhe sigurimin e buxhetit

  • ndërtimi i grafikut dhe ndjekja e afateve të punës

  • finalizimi i kontratave me nënkontraktorët e furnitorët

  • manaxhimi dhe kontrolli i kostos fianciare

  • përzgjedhja e stafit drejtues në vepër dhe ekipit në mbeshtetje të punës në kantjer

  • organizimi takimeve të rregullta me projektuesin dhe ekipin zbatues në kantjer

 

Eurocol shpk aplikon modelin e biznesit “projekto-ndërto” duke mbajtur gjithnjë në vëmëndje cilësinë dhe aspektin funksional të projektit.

Specifikë e kompanisë sonë, krahasuar me operatorët e tjerë të ngjashëm në tregun e ndërtimeve, është manaxhimi i të gjithë skemës së shërbimeve të mirëmbajtjes, si për ndërtimet rezidenciale, qëndrat e biznesit dhe komplekset turistike.

 

Që në hapat e parë të bashkëpunimit me klientët tanë, ata njihen me detyrimin për mirëmbajtjen e pasurisë së përbashkët, gjë e cila ka krijuar dhe vazhdon të krijojë komoditetin e nevojshëm që sjell rritjen e vlerës morale dhe financiare të pasurive të patundëshme të blera në shoqërinë tonë.