top of page

BASHKËPUNËTORËT

Kompania jonë, gjatë të gjithë aktivitetit në fushën e ndërtimit është udhëhequr nga parimi se cilësia duhet të jetë maksimale dhe teknologjia e fjalës së fundit.

 

Ne kemi një ndërthurje bashkëpunimi duke përdorur njohurinë, cilësinë dhe experiencën e kompanive ndërkombëtare me elementët më të mirë vendas.

 
Gjithashtu, për realizimin e projekteve të ndërtimit ne bazohemi në punën e specialistëve më të mirë shqiptarë duke ndërthurrur këtu bashkëpunimin me specialistë të huaj.

Për këtë arsye ne kemi punësuar specialistë ndërtimi të fushave të ndryshme nga Gjermania, Italia, Belgjika, Kina dhe Sllovenia.


Më konkretisht ne kemi bashkëpunuar dhe finalizuar kontrata me kompani të huaja si p.sh :

 

PASCHAL (Gjermani), MiK (Slloveni), ROLTEK/ROMA (Slloveni, Gjermani), AWA (Gjermani), ATAB-IKO Group (Belgjike), GEWIS (Itali), MOEDING (Germany), METALYAPI (Turqi), FRIMER (Itali), DIERRE (Itali), OTIS (Austri), IDEAL STANDARD (Bullgari), SHINDLER, KLEMMAN etj.


Në të njëjtën kohë ne kemi bashkëpunime me kompani të njohura botërisht në fushën arkitekturës dhe ndërtimit si: MVRDV (Hollandë), HTL (Danimarkë), JA Joubert Architecture (Hollandë), Project 200 s.a.s (Itali) etj.

bottom of page