top of page

BANESAT

Ne ndërtojmë ambjentet të cilat quhen Shtëpi !

​

Ndërtimi i banesave kërkon vëmendje të veçantë deri në detajin më të vogël.

​

Portofoli ynë, si një nga ndërtuesit më cilesorë të godinave rezidenciale multi-funksionale në vendin tonë, përfshin projekte apartamentesh të përmasave të ndryshme me klasifikime vlerësuese në rritje pas çdo projekti që përfundojmë. 

 

Me experiencën e përftuar ndër vite në ndërtimin e qindra banesave, Eurocol shpk ka përvetësuar praktikat më të përparuara dhe synon ruajtjen e standartit më të lartë që ofron tregu.

​

Siguria, estetika dhe komoditeti janë objektivat themelore në projektet tona prej fazes fillestare të projektimit deri në realizimin e punimeve të rifiniturës dhe dorëzimit të banesës tek klienti.

 

Ne përpiqemi që punimet tona jo vetëm të përmbushin kërkesat e klientit, por të kalojnë pritshmeritë dhe t`u paraprijnë nevojave që do të lindin në të ardhmen e afërt.

​

Ne bashkëpunojme me klientët në çdo fazë te projektit, prej planifikimit e skicimit deri në proçeset e fundit të dorëzimit, për të garantuar që ambjentet e ndërtuara të jenë shtëpitë e përshtatshme për banorët e ardhshëm.

Rr. “Murat Toptani”, Qëndra Biznesit Eurocol, Tiranë, Albania 

Mobile: + 355 69 2054607, +355 68 2074195, Tel. +355 42 255199  Fax: +355 42 255216

 E-mail: eurocol@eurocol.com.al

bottom of page